Koreja e Veriut thotë se lëshimi i një rakete balistike ndërkontinentale të enjten ishte në përgjigje të stërvitjeve të ushtrive amerikane dhe koreano-jugore që kanë filluar këtë javë.
Fotot e publikuara të premten nga media shtetërore tregonin udhëheqësin koreano-verior Kim Jong Un, së bashku me vajzën e tij, duke ndjekur nisjen e asaj që Koreja e Veriut tha se ishte një raketë ndërkontinentale balistike Hwasong-17.
Koreja e Veriut e bëri nisjen stërvitore në përgjigje të “stërvitjeve luftarake në shkallë të gjerë dhe agresive të Shteteve të Bashkuara dhe të tradhtarëve kukulla koreano-jugorë”, deklaroi Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve, organ zyrtar mediatik i Koresë së Veriut.
Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut janë duke bërë një stërvitjeje të madhe të përbashkët ushtarake që zgjat 11 ditë, dhe e cila përfshin stërvitjet më të mëdha në terren të aleatëve në pesë vitet e fundit.