Një këmbësore ka vdekur pas një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Rogovë të Gjakovës.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili tha se në aksident janë përfshirë dy vetura, dhe janë lënduar gjashtë persona.
Ai tha se dy këmbësore, dy shoferët e makinave dhe tre pasagjerë kanë kërkuar ndihmë mjekësore, njëri vdiq.