Mjeti tip Volswagen Polo, me targa AA 031 FO, mësohet se është përfshirë papritur nga flakët e zjarrit, duke krijuar frikë dhe panik në qendër të qytetit.

Në momentin që mjeti u përfshi nga flakët në këtë aks kanë qenë duke qarkulluar shumë mjete të tjera, të cilat kanë ndaluar dhe kanë njoftuar menjëherë zjarrfikësit.

Forca të shumta zjarrfikësish kanë mbërritur në vendngjarje dhe falë ndërhyrjes së shpejtë të tyre është bërë e mundur nxjerrja pa lëndime nga mjeti e drejtuesit të tij, që ishte i vetëm në makinë në momentin e zjarrit.