-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama vendos këshilltaren nga Kosova në krye të SHISH-it

Kryesoret

Vlora Hyseni do të jetë shefja e re e Shërbimit Informativ të Shqipërisë. Kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook njofton se emrin e Hysenit ia ka propozuar sot Presidentit Bajram Begaj për ta dekretuar në vendin e Helidon Bendos që u largua vitin e kaluar.

Sot i paraqita Presidentit të Republikës propozimin për emërimin e Znj.VLORA HYSENI drejtore e Shërbimit Informativ Kombëtar, me besimin e plotë se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që zonja Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar” shkruan ai.

Hyseni me origjinë nga Kosova ka mbajtur detyrën në krye të Inteligjencës së Kosovës nga dhjetori 2020 deri në prill 2022 kur u shkarkua nga Vjosa Osmani. Më pas kryeministri Edi Rama e mori këshilltare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit