Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, para takimit të sotëm ka thënë se sytë e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor janë sot te Ohri.
“Pas diplomacisë intensive të anijes ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, do të diskutojmë me predsidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Aneksi i zbatimit – një pjesë integrale e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve”, ka shkruare Borrell në Tweet.
Kurti u shpreh se ka ardhur këtu për bisedime për marrëveshje dhe jo bisedime për bisedime. “Liqeni i Ohrit është liqen tektonik, mirëpo është vend i qetë dhe i bukur siç po e shihni të gjithë këtu.
Unë jam optimist, jam i vëmendshëm dhe do të bëjmë më të mirën për Republikën e Kosovës, kushtetutshmërinë, sovranitetin, integritetin territorial, interesin publik dhe të popullit për gjithë qytetarët pa dallim sepse unë jam kryeministër i të gjithëve.
Përveç se jam optimist kam ardhur me qëllim dhe vullnet të mirë dhe në mirëbesim që dakordimin e arritur më herët që nuk u nënshkruam në Bruksel me 27 shkurt të vazhdojmë përmes bisedimeve për planin e zbatimit.
Në këtë mënyrë të rrumbullakosje të marrëveshjen për normalizim” , tha ai. Kurti theksoi se ai është për dialog serioz dhe të hapur që duhet të reflektojë në marrëveshje. Paraprakisht, Kurti tha se ka zhvilluar takim me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe presidentin Pedarovski.