Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e djeshme emrat që i propozohen Kuvendit për emërim në Këshillin e Statistikave.
Kështu, Qeveria në mbështetje të Kushtetutës dhe ligjit “Për statistikat zyrtare”, me propozimin e Kryeministrit, vendosi t’i propozojë Kuvendit për emërimin e disa anëtarëve të Këshillit të Statistikave.
Emrat e propozuar janë:
a) Z. Adrian Kamenica, përfaqësuese e përdoruesve kryesorë të statistikave zyrtare;
b) Znj. Elora Kokalari, përfaqësuese e përdoruesve kryesorë të statistikave zyrtare;
c) Znj. Kozeta Sevrani, përfaqësuese e botës akademike;
ç) Z. Edvin Zhllima, përfaqësues i shoqërisë civile;
d) Z. Blendi Salaj, përfaqësues i medias.