Kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla ka dalë paraditen e sotme para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë ndaj tij. Tenderi i cili çoi në burg kryebashkiakun e Bulqizës dhe 12 punonjës të administratës është realizuar në vitin 2021.
Në prokurimin me vlerë 2.8 milionë euro janë skualifikuar katër subjekte, dy prej të cilëve kishin paraqitur ofertat më të mira, por se u skualifikuan për shkak të kritereve. Madje një nga kërkesat ishte 410 mijë euro më e lirë se fituesi.
Në hetimin e SPAK, thuhet se Lefter Alla në bashkëpunim me nënkryetaren e Bashkisë dhe anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, kanë bërë të mundur që këtë tender ta fitonte me dokumentacion bashkimi i operatorëve Egland dhe BE-IS, duke krijuar avantazhe për këtë subjekt gjatë procedurës së prokurimit.
Të arrestuarit;
Lefter Alla
Enkeleda Lleshi
Rubin Kola
Erion Isaku
Leonard Daci
Arsen Gjoka
Kujtim Zogu
Denis Xholi
Rasim Daci
Dalo Gazidedja
Aqif Konesha
Arrest në shtëpi
Kastriot Ibrahimaj
Ana Nishku