-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nëna përqafon fëmijën pasi doli nga qelia: Vetëm kam qarë në burg

Kryesoret

Diana Bahçja është akoma e mpirë nga tronditja e arrestimit dhe shkëputjes nga fëmija vetëm 8 ditë pasi kishte lindur.

Ajo tregon se në qelitë e burgut vetëm ka qarë dhe ishte e ndarë nga gratë e tjera. Është kthyer pranë foshnjes, dhe tashmë djepin e tund dora e nënës.

“Për mua ishte shumë e vështirë. Nuk mund ta përballoja dot. Me zor kam ndenjur atje, duke qarë ditë natë. Aty kam ndenjur vetëm, nuk jam bashkuar me gratë e tjera”, tha Diana.

Nëna lehone rrëfen se ndonëse edhe në Drejtorinë e Policisë Shkodër edhe në kryeqytet kishte thënë që sapo kishte lindur askush nuk ka marrë parasysh këtë fakt, duke treguar moskokëçarje.

“Infermieret u kujdesën për mua ty. Kur shkova te policia e Shkodrës thjesht më thanë që je dënuar 1 muaj e 10 ditë.

Ata të Tiranës më thanë 1 muaj e 20 ditë. Erdhën të Tiranës më morën dhe më çuan. U tregova se sapo kisha lindur. Nuk donin t’ia dinin.

Nuk kemi lidhje me atë punë. Kam ndenjur në Shkodër 3 orë, 4. Policia e Tiranës nuk kanë fol fare. Nuk më kanë dhënë përgjigje. Thjesht heshtën”, tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit