Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish ditën e sotme në protestë për ndërtimin e aksit Thumanë Kashar, i cili prek banesat e tyre.
Banorët kanë bllokuar rrugën e Rinasit, duke u ulur në rrugë, për të mos lejuar qarkullimin e makinave. Ata kanë paralajmëruar se do futen në grevë urie e se do dalin çdo ditë në protestë.
“Po na digjet jeta, shteti po na dhunon. Do futemi në grevë urie, nuk do dalim vetëm sot por çdo ditë”- tha qytetari.