Kur shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka njoftuar përmes Twitter-it se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje, pas një dite të gjatë bisedimesh, më 18 mars në Ohër, shumë njerëz e kanë marrë atë si të mirëqenë.
Në fakt, ajo ka qenë një “bravo” për Aneksin e zbatimit të marrëveshjes, për të cilën palët kanë rënë dakord më 27 shkurt.
Dhe, ashtu sikurse një muaj më herët, Borrell e ka publikuar tekstin e Aneksit në faqen e internetit të korpusit të politikës së jashtme të BE-së: Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS).
Por, më e rëndësishmja është se këtij teksti – ashtu sikurse në shkurt – i ka munguar një aspekt i rëndësishëm: nënshkrimet e dy lojtarëve kryesorë – kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç..lexo KETU lajmin e plotë.