Policia e Shtetit njoftoi se ka arrestuar një ish-punonjës i Agjencisë së Trajtimit të Pronave në Tiranë, si dhe ka proceduar penalisht 9 të tjerë, nga të cilët 2 me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, 1 me masën “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe 6 me masën “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, pasi dyshohet se kanë ofruar ryshfet për të përfituar kompensim financiar nga Agjencia e Trajtimit të Pronave.
Është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme shtetasi Ilir Kapetani, me detyrë Inspektor i Shqyrtimit të Dosjeve pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave.
SPAK ka siguruar të paktën katërmbëdhjetë raste kur ai u ka marrë qytetarëve të ndryshëm, trashëgimtarë të ish-pronarëve, shuma parash në shkëmbim të premtimit për të siguruar kompensimin financiar, gjatë trajtimit të kërkesave të tyre.
Ndërkohë që në hetim janë dhe 10 zyrtarë të tjerë për të njëjtën vepër penale. Për dy prej tyre është caktuar masa e arrestit me burg, njërit i është ndaluar ikja jashtë shtetit, 6 me detyrim paraqitje dhe një tjetër është shpallur në kërkim.