-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Masakra e Lushnjes, dënohen me burg përjetë Orges Bilbili dhe Anterio Kaloshi

Kryesoret

Gjykata e Apelit ka dënuar me burgim të përjetshëm Orges Bilbilin dhe Anterio Kaloshin, autorët e masakrës së Lushnjës në 2017, ku mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha.

KOMUNIKIM PËR MEDIAN

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Iliriana Olldashi (kryesuese), Engert Pëllumbi (anëtar) dhe Miliana Muça (anëtare), sot më datë 20.03.2023, përfundoi shqyrtimin e çështjes së regjistruar me nr. 3/47 akti, datë 20.06.2022 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesit/të pandehurit O.B., A.K., kundër vendimit nr. 4, datë 25.01.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur:

“1. Pushimin e akuzës penale kundër të pandehurit O.B., për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, në dëm të viktimës Xh.Sh., kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78, paragrafi i dytë e 22, në lidhje me nenin 28, pika 4 të Kodit Penal, pasi ndjekja penale nuk duhet të fillonte.

1.1 Deklarimin fajtor të të pandehurit O.B. për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” ndaj dy ose më shumë personave, në dëm të viktimave Z.L., J.H., B.T., M.Xh., kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 79/dh, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit