-sidi education-spot_img
-1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Më 3 Prill nis gjyqi ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së

Kryesoret

Më 3 Prill, nis gjykimi ndaj ish presidentit kosovar Hashim Thaçi, ish kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi si dhe ish komandantit të UCK-së Rexhep Selimi.

Deklarata hapëse e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në  seancë e parë do të zgjasë deri në pesë orë. Mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi do t’i ketë në dispozicion tre orë për të paraqitur argumentat e saj.

Kryetari i trupit gjykues, Charles L Smith, ka kërkuar nga pala që mbrojtësit duhet të përqendrohen në çështje që lidhen me akuzat dhe të njëjtit të shmangin deklaratat të natyrës politike.

Aktakuza ndaj ish-krerëve të UÇK-së, lidhur me pretendimin për krime lufte, është konfirmuar më 26 Tetor 2020. Në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm.

Ata po qëndrojnë në paraburgim në Hagë prej Nëntorit të vitit 2020.

Gjykata në Hagë: Mbrojtjes do t’i duhen mbi 6 vjet për të paraqitur provat ndaj ish-krerëve të UÇK-së

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit