Roma humbi derbin e kryeqytetit me rezultatin 1-0 ndaj Lazios. Tensioni dhe përplasjet e fushës vijuan edhe në dhomat e zhveshjes, sipas mediave italiane.
Prezent aty ishte edhe presidenti i Lazios, Claudio Lotito i cili kërkoi të ulte disi tensionet. Mirëpo, situata agravoi në momentin që në dhomat e zhveshjes hyri Jose Mourinho.
Ky i fundit ishte i pezulluar dhe nuk mund ta drejtonte skuadrën nga stoli, por e gjeti mënyrën për t’u bërë protagonist.
Sapo luzitani pa Lotiton iu drejtua me fjalët; “Pse sheh?” E menjëhershme përgjigja e numrit një të lacilëve që i kthehet Mourinhos: “Po ti kush je?”.
“Pse sheh?”, pyet Mourinho Lotitton. “Ti pse sheh? Unë jam presidenti i Lazios. Kush je ti? Je i skualifikuar, nuk mund të rrish këtu”, thotë Lotito.