-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E rëndë, shqiptari i pret fytin me gotë spanjollit

Kryesoret

Një shqiptar rreth 40 vjeç është në paraburgim, pasi i ka prerë fytin me gotë një spanjolli në klubin e natës Jaleo në La Hernán Cortés. Ngjarja ka ndodhur të shtunën, rreth orës 02:30, kur pas një përleshje shqiptari i ka prerë futin spanjollit, duke shkaktuar tmerr tek të pranishmit.

Sipas mediave të huaja, agresori u largua nga vendi i ngjarjes duke ecur, i vetëm, me duart tërësisht të gjakosura.

Ai është nisur drejt rrugës Pescadores, i ndjekur nga një dëshmitar, i cili ka pasur guximin ta incizojë në video me celularin e tij në mënyrë që imazhi dhe veshja e tij të jenë të regjistruara, siç kanë shpjeguar disa të pranishëm të tjerë.

Teksa po largohej, i arrestuari, i cili kishte veshur një xhaketë lëkure të lagur me gjak, përsëriti: Nuk kam bërë asgjë.

Pas ngjarjes, Policia mori informacione të shumta lidhur me rastin, duke sjellë prangosjen e shqiptarit.

Ndërsa spanjolli u dërgua menjëherë në spital, ku iu desh të operohej si pasojë e një plage të thellë që ishte vetëm disa centimetra nga nga arteria karotide, e cila do t’i kishte shkaktuar vdekjen e sigurtë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit