Deputeti i PD-së Dashnor Sula, ka ngritur problematikën e emigracionit të të rinjve.
Sula në një postim në facebook, ka publikuar një grafik që tregon që konsumi i vezës është ulur gjë e cila sipas tij është treguesi kryesor që Shqipëria po graktiset nga të rinjtë pasi veza është “gjella preferuar” e kësaj gjenerate për shkak të çmimit të lirë.
Postimi i plotë:
Aq pak njerëz kanë mbetur në Shqipëri dhe aq shumë jemi varfëruar sa që është ulur edhe konsumi i vezës.
Për shkak të kostos së ulët, gatimi i vezës ka qenë gjella kryesore e të rinjve në vend. Por aq shumë të rinj kanë braktisur vendin sa që kanë ndikura edhe në tkurrjen e deri në 40% të konsumit të vezëve. Mund të duket një detaj minimalist por është tregues thelbësor për të kuptuar problematikën reale të shpopullimit. Kur ulet konsumi i vezës që është ndër më të lirët, çmund të themi për mishin…
Ndodhi jo shpresëlënëse ishte edhe lajmi se parcelat me vreshtari dhe ullishte u tkurrën me 22%. Arsyeja është e njëjtë, shpopullimi. Nuk ka kush ti punojë dhe nuk ka kush ti konsumojë.
Të dyja problematikat e mësipërme janë pasoja. Ato janë pasoja të politikave të këqija të kësaj qeverie. Sepse kjo qeveri në 10 vite ka menduar vetëm për një grusht njerëzish të cilëve u jep koncesione. Ndërsa të gjithë të tjerët i zhvat për të mbajtur me lek miqtë e vetë. Banka Botërore na ka renditur të tretët në një rekord të zi. Jemi pas Brazilit dhe Perusë për rrezikun që i kanoset buxhetit të shtetit për shkak të koncesioneve. Kjo qeveri ia ka dhënë vendin peng një grupi të ngusht njerëzve përmes koncesioneve. Kjo është marrëzi që duhet ndaluar. Edhe sirianët dhe qytetarët nga vendete e treta e kanë kuptuar më shpejtë se ne këtë qeveri. Ata vijnë këtu qendrojnë 3 muaj dhe ikin.