-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

(VIDEO) Stërvitja e parë e Kombëtares/ Silvinjo plas në tokë Abrashin, Cikalleshi “merr hak” pas 15 sekondash

Kryesoret

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka zhvilluar sot stërvitjen e parë të saj në urdhrat e trajnerit brazilian Silvinjo. Ky i fundit ka një javë kohë për të përgatitur ndeshjen e parë të eliminatoreve të Euro 2024 ndaj Polonisë dhe ka nisur që në seancën e parë punën intensive me grupin e lojtarëve, duke u përfshirë edhe vetë në ushtrimet me futbollistët.

Silvinjo u përfshi në lojën me grup me lojtarë në mes të futbollistëve dhe nuk ngurroi të tregonte se nuk do të kursehej as ai ndaj lojtarëve. Kështu, që në fillim ai bëri një ndërhyrje në spërkatë ndaj Abrashit duke e rrëzuar këtë të fundit në tokë. Edhe pse mes dhimbjeve, mesfushori u përqafua me trajnerin duke e përjetuar me humor situatën.

Pas pak sekondash, ishte vetë Silvinjo ai i cili u bë viktimë e një ndërhyrje, pasi ishte Cikalleshi ai i i cili bëri të njëjtin veprim ndaj teknikut të kuqezinjve për t’i marrë topin. Edhe këtu, shumë buzëqeshje dhe përqafime, me trajnerin i cili dukej i kënaqur që të gjithë po jepnin maksimumin në fushë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit