-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

6 milionë Dollarë në ajër! Çfarë po ndodh me satelitët e Ramës?

Kryesoret

Pompimi ishte i madh, por deri tani nuk ka ndodhur asgjë. Në fillim të këtij viti, në 3 Janar u lëshuan në hapësirë dy satelitët Albania 1 dhe Albania 2. Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor njoftoi se lëshimi ishte i suksesshëm nëpërmjet Falcon 9 të misionit Transporter-6, nga Space Launch Complex.

Nisja e tyre u bë nga Stacioni i Forcave Hapësinore Cape Canaveral në Florida dhe u përshëndet dhe nga kryeministri Edi Rama, i cili e cilësojë si një premtim të mbajtur. Por kur kanë kaluar më shumë se dy muaj nuk ka asnjë informacion nga qeveria apo institucioni përkatës se çfarë po ndodh, nëse kemi përfituar informacione të vlefshme?

Trumbetimi ishte i madh se përmes satelitëve do të konstatoheshin ndërtimet pa leje, shkeljet mjedisore, zjarret, përmbytjet, por edhe krime të tjera si lufta kundër kanabisit. Megjithatë po shkojmë drejt tre mujorit të parë dhe ende nuk ka asgjë. Interesi për këtë nismë të qeverisë nuk është thjeshtë kuriozitet, por për 6 milionë dollarët që janë paguar nga taksapaguesit për këtë shërbim.

Kontrata e Shërbimit Satelitor u nënshkrua në fund të muajit Shtator të vitit 2022. Kjo kontratë konsiston në përdorimin ekskluziv të dy satelitëve, për monitorimin e territorit të Republikës së Shqipërisë, zhvillimin e kapaciteteve teknike e profesionale për përdorimin e shërbimit satelitor, përpunimin e Informacionit Gjeohapësinor (GIS), si dhe ofrimin e produkteve të imazherisë dhe komponentëve të tjerë të saj. Kohëzgjatja e përdorimit të satelitëve do të jetë për një periudhë 3-vjeçare dhe ato do t’i kushtojnë buxhetit të shtetit 6 milionë dollarë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit