-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hysenbelliu i nxjerr të palarat Ramës: Më tha sulmo ministrin e Jashtëm (Publikon SMS-të)

Kryesoret

Biznesmeni Irfan Hysenbelliu tregoi marrëdhënien ndër vite me Edi Ramën pas prishjes së raportit që kulmoi me shembjen e hotelit “Prestige Resort”. Ai tha, se kreu i qeverisë i ka kërkuar që të sulmojë edhe ministra, konkretisht të Jashtmin.

Po shkoni dhe shikoni shtëpinë e Ramës, një banjë sa ka kushtuar dhe sa deklaron ky. Votoni ndryshimin. Pse të gjej unë gjuhën me atë, gjuhën me atë duhet ta gjejnë qytetarët, jo unë. Mua më ka ofruar pallatin e sporteve në Laprakë dhe nuk e kam marrë. Nuk kam marrë një punë publike.

Ai më ka çuar SMS për të sulmuar Ministrin e Jashtëm. Pse e shqetëson kaq shumë atë njeri? Nuk kam qenë nga ata botues që t’i bëja presione njerëzve të rëndësishëm. Rama më thoshte bëji presion një ministri të jashtëm. Më çoi sms “bëji transparencën deri në fund ministrit të jashtëm dhe pastaj fshije këtë sms”.

Si mund tia bëja unë këtë ministrit të jashtëm kur ai bënte detyrën, gëzonte respekt në punën e tij. Rama e nisi këtë se nuk isha pjesë e vijës së tij editoriale. Jam munduar të mbaj ekuilibra, pasi jam biznesmen dhe kam mbi 2 mijë të punësuar. Ne para zgjedhjeve kemi pasur shumë debate. Në një sms i kam thënë “unë me median nuk jam në ekstrem me ty, por brenda shpirtit jam kundër teje pasi nuk dua të jesh një Erdogan i dytë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit