Qeveria ka gati një plan të posaçëm për të ndihmuar tre kategori. Përfituesit janë mjekët, ushtarakët dhe policët. Kryeministri Edi Rama tha sot se të rinjtë nga tre kategoritë në fjalë do të ndihmohen për marrë shtëpi jo me kushtet e tregut.
“Do të prezantojmë një program të posaçëm për mjekët, ushtarakët, punonjësit e policisë për të garantuar strehimin e mjekëve të rinj, specialistë.
Natyrisht kur të paraqiten çift dhe jo tek. Për të gjithë çiftet e reja të mjekëve, policëve dhe ushtarakëve të jenë subjekte të këtij programi ku shteti dhe qeveria do të mbështesë kreditimin e tyre për të pasur mundësinë e marrjes së një shtëpie me kushte krejt të tjera nga tregu bankar” tha ai.