35 persona janë plagosur pasi një anije u përmbys në një kantier detar të Edinburgut. BBC raporton se 23 persona u shtruan në spital ndërsa 12 të tjerë morën trajtim në vendin e ngjarjes.
Fotot e postuara në rrjete sociale tregojnë se si anija 3 mijë tonëshe është anuar në një kënd 45 gradë.
Në vendngjarje shkuan pesë autoambulanca, një ambulancë ajrore, tre ekipe traumatike, një ekip i operacioneve speciale, tre njësi të ndihmës së shpejtë mjekësore dhe një automjet transportues pacientësh.
Policia e Skocisë i kërkoi publikut të shmangte zonën për të lejuar aksesin për shërbimet e urgjencës.