-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Asociacioni, Kurti: Kosova dhe Serbia kanë pranuar t’i zbatojnë marrëveshjet e kaluara

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se në planin evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është edhe Asociacioni i Komunave me shumicë serbe.

Sipas Kurtit të dyja palët e konfirmuan obligimin e tyre për t’i zbatuar marrëveshjet e kaluara për të cilat ngelen valide dhe të obligueshme.

“Ka asociacion, neni 10 thotë që të dyja palët e konfirmojnë obligimin e tyre për t’i zbatuar marrëveshjet e kaluara për të cilat ngelen valide dhe të obligueshme. 39 marrëveshje janë. Dy prej tyre, marrëveshja për kthimin e librave katasdralë që s’ka ndodh as sot e kësaj dite, ndërkaq ajo marrëveshja e parë e parimeve, ku 6 pikat e para janë për Asociacionin është marrëveshja e 16 që muajin që vjen i mbush 10 vjet,” u shpreh kryeministri i Kosovës.

Më tej Kurti shtoi se duhet t’i trajtohen me kujdes marrëveshjet.

“Ka shumë marrëveshje, një thes me marrëveshje që duhet ta trajtojmë me kujdes, por natyrisht që edhe kjo çfarë ndodh në nenin 7 i referohet komunitetit serb në Kosovë. Ne kemi qenë kreative dhe të angazhuar për një çështje të vetmenaxhimit të komunitetit serb në Kosovë dhe sidomos sa i përket ofrimit të shërbimeve,” tha Kurti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit