-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qeveria i përgjigjet Hysenbelliut për “Prestige Resort”: Mos e politizoni

Kryesoret

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka reaguar pas vendimit që godinat e mbetura të “Prestige Resort” të biznesmenit Irfan Hysenbelliu do t’i kalojnë Shërbimit Social Shtetëror. Ministria e Financave dhe Ekonomisë thotë se e gjitha është bërë në zbatim të ligjit. Me anë të një reagimi, Ministria e Financave bën me dije së të gjitha procedurat janë në përputhje të plotë me ligjin dhe kushtetutën. Sipas tyre, ndryshe nga sa pretendojnë palë të caktuara, konkretisht biznesmeni nuk ekziston asnjë vendim gjyqësor, i asnjë lloj forme, që të ketë pezulluar vendimmarrjen shtetërore.

“Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë se me kërkesë të Shërbimit Social Shteteror, me qëllim sigurimin  e hapësirave shtesë dhe të reja për institucionet rezidenciale për ofrimin e sherbimeve sociale për personat me aftësi të kufizuar apo kategorive të tjera vulnerabel, me qëllim përmbushjen e standardeve sa më të mira për marrësit e shërbimeve të ofruara nga institucionet e përkujdesit shoqëror, i ka propozuar Këshillit të Ministrave kalimin e objekteve në pronësi publike, konfiskuar në baze të ligjit dhe akteve nënligjore në zbatim të tij.

Të gjitha procedurat e kryera nga institucionet publike në harkun kohor 2022-2023 janë në përputhje të plotë me ligjin dhe kushtetutën. Ndryshe nga sa pretendojnë palë të caktuara nuk ekziston asnjë vendim gjyqësor, i asnjë lloj forme, që të ketë pezulluar vendimmarrjen shtetërore. Ditën e sotme, nuk ka ndodhur asgjë ndryshe nga ditët dhe javët e kaluara, kur përfaqësues të institucioneve shtetërore kanë kryer procedurat e nevojshme për zbatimin e vendimmarrjes. Politizimi dhe mediatizimi i kësaj çështje e cila në thelb është një procedurë administrative nuk i shërben as zbatimit të ligjit, as mbështetjes që shteti shqiptar i jep shtresave në nevojë”, thuhet në reagimin për mediat.

Hysenbelliu i nxjerr të palarat Ramës: Më tha sulmo ministrin e Jashtëm (Publikon SMS-të)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit