Mëngjesin e sotëm ish-zv/komandanti i flotës detare Artur Meçollari është paraqitur sërish në SPAK për të disatën herë. Sot ai deklaroi se “isha në SPAK për një kërkesë, që nuk ka lidhje me hetimin”.
Deri tani Meçollari ka çuar në SPAK ministren Olta Xhaçka, ish-shefin e FA-së, Bardh Kollçaku, por edhe zyrtarë të tjerë të lartë për pronat e ushtrisë, privatizimin e bazës detare në Sarandë dhe ndërtimet në Shëngjin. Hetimet vazhdojnë.