Bordi i qeverisë ka vendosur çmimet e reja të karburanteve. Rritet nafta me 5 lekë dhe benzina me 3 lekë.
Çmimi i naftës do të jetë 187 lekë/litri, i benzinës 185 lekë/litri dhe 75 lekë/litri i gazit. Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 93 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 23 Mars ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.