-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama shkon në Londër dhe sulmon sërish Braverman dhe Johnson: Turp dhe keqardhje

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë në Britani dhe pasditen e sotme do të takohet me homologun Sunak me fokus emigrantët. Duke folur gjatë një interviste Edi Rama tha se marrëdhëniet midis MB dhe Shqipërisë kishin arritur “një pikë shumë të ulët” të cilën ai shpresonte ta përmirësonte.

Deklarata e Braverman se ka një “pushtim” të emigrantëve shqiptarë që kalojnë analin Anaglez me varka të vogla i vendosi vulën gjithçkaje pak muaj më parë. “Ne e kemi parë veten dhe komunitetin tonë të veçohen në këtë vend për qëllime politike. Ka qenë një moment shumë i turpshëm për politikën britanike. E kam fjalën pikërisht për atë që është folur për anëtarët e kabinetit duke filluar nga sekretari i brendshëm.

Dua të them pikërisht atë që ka qenë duke u zhvilluar si një veçim i një komuniteti të tërë diçka që nuk përfaqëson fare Britaninë. Ne refuzojmë të kemi këtë përzierje mes disa kriminelëve dhe shqiptarëve si të tillë. Dhënia e një vule etnike krimit është në vetvete një krim. Kjo ka qenë një pikë shumë e ulët në marrëdhëniet tona” tha ai.

I pyetur për Boris Johnson, kryeministri shqiptar u shpreh për deklaratat e tij se “Me Borisin kishim marrëdhënie të mira. Më vjen shumë keq për të. Do të doja të mos e kishim parë siç e pashë dje një moment vërtet shumë të vështirë për dikë që ka qenë në krye të politikës britanike” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit