-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Debatet! Açka i drejtohet Alibeajt: Demokratët në kurth! Mos i “therni” me njëri tjetrin

Kryesoret

Unë do të respektoj vendimet edhe sikur të kem bindje tjetër. Do të trishtohesha t’i shihja demokratët të “thereshin” me njëri tjetrin. Demokratët janë në kurth, ua shoh plagët“. Kështu është shprehur deputetja Flutura Açka në mbledhjen e grupit të PD-së që drejtohet nga Enkelejd Alibeaj.

Një pjesë e deputetëve të grupit kanë kërkuar që të dilet me një kandidat unik në zgjedhjet e 14 Majit. “Kam ndarë të njëjtin qëndrim që kisha në shtator, opozita duhet të dalë me kandidatë unikë! Nuk duhet në asnjë mënyrë qe ne të bëjmë betejë kundër nesh, ne kemi një kundërshtar kemi qeverinë dhe asnjë arsye dhe asnjë justifikim të jemi ne ata që përçajnë votën e opozitës”, tha Jorida Tabaku.

Së pari ne duhet të mbajmë strukturat unike dhe fakti që kemi mendim po thuajse gjysmë për gjysmë, kemi rrezikun që të ndahemi edhe një herë e mund të zvogëlohemi përsëri. Kjo është përgjegjësi direkt juaja, Enkelejd dhe Gazment. Ju duhet të jeni përbashkues”, theksoi Dhurata Çupi.

Kryesia e PD-së së drejtuar në mënyrë të komanduar nga Enkelejd Alibeaj ka propozuar dy emra për të garuar për bashkinë e Tiranës përballë Erion Veliajt dhe Belind Këlliçit. Sekretari për çështjet vendore në kohën e Lulzim Bashës, Roland Bejko dhe Jonila Godole, e cila është sekretare për të Përndjekurit Politikë.

Kryesia e PD-së propozon: Bejko dhe Godole, dy kandidatët për bashkinë Tiranë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit