Në një bisedë me Kiarën brenda shtëpisë së Big Brother Vip, Luizi i ka treguar partneres së tij planet që ka sapo të dalë nga shtëpia.
Luizi tha se gjëja e parë që do të bëjë është të gjejë një punë. Teksa ishin të shtrirë në krevat, këngëtari u shpreh se do arrijë ta fitojë këtë edicion të Big Brother.
“Ti do rrish me mua sa të dal unë. Duhet me prit të gjej punë unë. Megjithatë do ta fitoj, nuk rri kot unë. Duro sa ta fitoj unë”, tha Luizi.