-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nga prishja e banesave, te nisja e gërmimeve/ Si do të bëhet zbulimi i plotë i Amfiteatrit në Durrës!

Kryesoret

Amfiteatri i Durrësit, një aset i vyer i trashëgimisë kulturore në Shqipëri, ka nisur tashmë rrugën drejt zbulimit të plotë. Edhe pse shpeshherë zbulimi i Amfiteatrit është artikuluar në diskursin publik, vetëm dy ditë më parë kanë nisur sondazhet, që synojnë zbulimin e elementeve të arenës ende të mbuluar.

Drejtori i Qendrës Muzeore Durrës, Alban Ramohitaj, thotë për Gazetën “Si” se sondazhet janë hapi i parë për zbatimin e projektit afatgjatë për hapjen e plotë të amfiteatrit, por ende nuk kanë nisur punime konkrete.

Ky proces pune mbaron për 10 ditë. Në grupin e punës është një arkeolog i licencuar, Olsi Lafe, arkeologët e Qendrës Muzeore Durrës, si dhe arkeologë nga Instituti i Trashëgimisë Kulturore Tiranë, që ndjekin punimet e këtyre sondazheve.

Ramohitaj shpjegon se para nisjes së punimeve (gërmimeve arkeologjike) si fillim duhen prishur banesat që janë sipër pjesës së Arenës.

Lidhur me planin për menaxhimin e zonave arkeologjike në Durrës, ku përfshihet edhe Amfiteatri i Durrwsit, me anë të të cilit mund të shkohet në menaxhim indirekt nga privati, më herët për Gazetën “Si” arkeologët Skënder Mucaj dhe Lida Miraj do të shpreheshin kundër, pasi sipas tyre nuk mund të rrezikohet me menaxhime indirekte.

Amfiteatri i Durrësit është më i madhi dhe më i rëndësishmi, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit