-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Qeveria britanike shprehu pendesë për gjuhën kundër shqiptarëve

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste për mediat në Londër deklaroi se qeveria britanike e drejtuar nga Sunak kishte një lloj sikleti dhe shprehu sinjale pendese për gjuhën e Sekretares së Punëve të Brendshme Suella Braverman për shqiptarët.

Dëgjoni, sërish mendoj se e kam bërë shumë të qartë qëndrimin tim dhe nuk dua ta përsëris herë pas here, sepse nuk do të ishte e drejtë në raport me tablonë shumë më të gjerë e marrëdhëniet shumë më të thella midis Shqipërisë dhe Britanisë dhe po ashtu, nuk do të ishte e drejtë të këmbëngulnim te kjo, ndërkohë që ka sinjale shumë domethënëse pendese dhe një ndjenjë sikleti, që mjaftojnë në këtë pikë.

Shpresoj fort se kjo nuk do të përsëritet më dhe që komuniteti shqiptar këtu do të nderohet vërtet për atë që është, sepse një gjë është vënia në qendër të vëmendjes e varkave, e kriminelëve dhe e gjithçkaje shqetësuese, por nga ana tjetër nuk duhet harruar kurrë se shqiptarët ia kanë dalë shkëlqyeshëm dhe kontribuojnë që Britania të jetë një vend më i mirë” tha Rama për Sky News.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit