-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zyrtare/ Bayern merr Tuchelin! “Spiuni” që i kushtoi “kokën” Nagelsmanit

Kryesoret

Tashmë është zyrtare. Thomas Tuchel është trajneri i ri i Bayern Munchen në vendin e Julian Nagelsman. Thomas Tuchel ka pasur eksperienca të kënaqshme në Mainz 05, Dortmund, PSG dhe Chelsea. Bayern nuk e kishte të vështirë të firmoste me Tuchel, pasi ishte pa një ekip.

 

Tuchel është trajneri i duhur për Bayernin sepse krahas sukseseve në Gjermani mund të sjellë trofeun e Champions League. Ai është një trajner i ri dhe karizmatik, i diplomuar në shkollën e Mainz 05 dhe një nga 3 studentët më të dalluar të Ralf Ragnick.

Trajnerit 35-vjeçar Nagelsman i humbi respekti në dhomat e zhveshjes duke pasur përplasje të menjëhershme me figurën simbol të Bayernit: Manuel Neuer. Një përplasje e cila shkaktoi shumë polemika në atë periudhë.

Rasti më i fundit ishte kur ai deklaronte: “Kemi dikë pjesë të ekipit i cili po na zbulon taktikat dhe po i shpërndan kudo, a mund të jetë pjesëtar i stafit, a mund të jetë lojtar”? Duke nënkuptuar që në ambientet e brendshme të klubit kishte diçka që nuk funksiononte.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit