Një shumë e madhe u sekuestrua nga Policia Kufitare e Kakavijës në dalje të Shqipërisë. 44,750 Euro ishin në posedim të 54-vjeçarit Dh.P. nga fshati Dhuvjan që nuk i kishte deklaruar sipas ligjit.
54-vjeçari i mbante paratë në çantë dhe do të udhëtonte drejt Greqisë. Shumat monetare iu sekuestruan ndërsa 54-vjeçari është proceduar penalisht në gjendje të lirë për “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.