Për herë të parë, Policia Rrugore e Tiranës është duke aplikuar kontrollin e cilësisë së gomave të automjeteve.
Përmes aparaturës së posaçme, efektivët i kanë përqendruar kontrollet në rrugët urbane dhe interburane.
Në rast se nuk do respektohen standardet e kërkuara, atëherë parashikohet ndëshkim me masë administrative.
Sipas Policisë Rrugore, prej aplikimit të kësaj nisme me qëllim parandalimin e aksidenteve, ka patur sensibilizim të drejtuesve të automjeteve.