Kryetari i PD-së, Sali Berisha, dhe kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, po zhvillojnë këtë të shtunë një takim me të rinjtë e FRPD-së në selinë e Partisë Demokratike.
Këlliçi theksoi se Tirana do të ketë programin më të mirë që kryeqyteti ka parë ndonjëherë.
“Fenomeni më i dëmshëm që i është bërë sot Shqipërisë, – tha ai, – është fakti që ky vend po shpopullohet. Pjesa dërrmuese e atyre që po ikin janë të rinj. Vendin tonë e kanë lënë në dhjetë viteve e vitet e fundit mbi 900 mijë qytetarë dhe ka një arsye pse kanë ikur, se nuk e gjejnë veten këtu, nuk kanë të ardhme, nuk kanë siguri.
Sot PD vijon të jetë sërish në ballë të ndryshimeve shumë të forta të vendit tonë dhe unë kam fatin e madh dhe privilegjin që si kandidat i PD dhe opozitës dhe të dal nga radhët e FRPD për t’i prirë një beteje në Tiranë, që mund të duket si një betejë midis dy kandidatëve të rinj në moshë, por që i përkasin dy modeleve krejt të ndryshme.
Që ta dini janë të vërteta ato që më thatë më parë, me atë taktikën që pyesim taksistët për situatën në qytet. Është e vërtetë që po, qyteti, Tirana udhëhiqet nga interesat e mafia, krimit, korrupsionit, dhe kjo është për të ardhur keq. Nuk është ky model i denjë për një kryeqytet që aspiron të bëhet pjesë e BE.”
Sa i përket transportit publi, do jap premtimin e parë të kësaj fushate: Të rinjtë, pensionistët dhe shtresat në nevojë do kenë transport publik falas”, theksoi Këlliçi.
Vokshi thirrje për mbështetjen e Belind Këlliçit: Ia ka dalë gjithnjë të fitojë!