Aktorja Monika Lubonja, e cila vitin e kaluar ishte pjesë e Big Brother Vip është përballur me pyetjet pikante të fëmijëve në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”.
Pyetjet ishin nga më të shumtat, ndërsa njëri nga fëmijet, Noeli e ngacmoi duke i than se kur do të martohet.
“Ti ke bërë gjithë këto gjëra, në televizor, në film, në teatër. Po për të martuar, ke vendosur kur do martohesh?”, pyeti Noeli.
Monika Lubonja me nota humori tha se princin e priti, por nuk erdhi tani pret që ti vijë mbreti.
“Unë princin e prita dhe princi nuk erdhi. Kurse unë tani do të pres mbretin, por nuk do ta pres me kalë. Nëse ai do t’i përmbushi të gjitha, me gomar a me breshkë të vijë nuk ka rëndësi. Kur vjen me ngadalë, gjëja është e bukur”, tha aktorja.