Një 27-vjeçar tentoi që të arratiset nga komisariati i policisë në Kolonjë. Ai u arrestua pas një sherri në familje dhe u dërgua në komisariat.
Por në një moment Elis Shkoza tentoi që të arratiset. Tentativa dështoi, pasi policët reaguan në kohë.
Shkoza ka qenë më parë i dënuar për dhunë në familje, vjedhje dhe kanosje të një efektivi policie.