Ministria e Shëndetësisë raportoi sot 20 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërkohë që nuk ka humbje jete.
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 290 testime, ka 22 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 6 të shëruar në 24 orët e fundit
25 Mars 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 290 testime, nga të cilët 22 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19:
13 në Tiranë, 4 në Vlorë, 2 në Lushnje, nga 1 qytetarë në Shkodër, Kurbin, Kamëz.
Janë 163 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 6 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,035 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 25 Mars 2023)
Raste të reja ditore 22
Të shëruar në 24 orë 6
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 290
Testime totale 2,047,223
Raste pozitive 333,799
Raste të shëruara 330,035
Raste Aktive 163
Humbje jete 3,601
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 140
Fier 8
Vlorë 8
Berat. 3
Durrës. 2
Shkodër. 2