Pasditen e sotme në Tiranë ka ndodhur një aksident i rëndë ku si pasojë janë plagosur 7 persona.
Shoferi i autobusit i cili u përmbys në rrugë, Gentjan Qosja mësohet se ai ka humbur kontrollin dhe autobusi.
Autobusi i përmbysur është i linjës së Krrabës. Pas humbjes së kontrollit ai ka goditur edhe dy makina të tjera të parkuara.
Policia ka bërë të ditur se Qosja i është nënshtruar testit të alkoolit dhe nuk ka rezultuar nën efektin e pijeve alkoolike.
Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Policinë e Shtetit ka deklaruar se nuk ka arritur të mbajë kontrollin e autobusit teksa po udhëtonte në rrugën e pjerrët, pak pasi kaloi Pallatin e brigadave.
7 të plagosurit janë paraqitur në spital me dëmtime të lehta pa probleme.
Ende nuk ka një konkluzion përfundimtar për shkakun e aksidentit por nga dyshimet paraprake, mund të mos ketë funksionuar si duhet sistemi i frenimit.
Makinat e parkuara të cilat u përplasën nga autobusi janë shkatërruar që të dyja pasi nga përplasja e fortë janë dëmtuar shumë.
Megjithatë fatmirësisht të plagosurit jashtë rrezikut për jetën.