Kryetari i komanduar i PD-së Enkelejd Alibeaj ende nuk ka dalë në një përfundim për listat e kandidatëve të 14 majit.
Shumica e deputetëve të grupit parlamentar të PD-së kërkojnë që në 14 maj duhet të garojnë vetëm me emra për këshillat bashkiakë dhe të mbështeten kandidatët e Berishës.
Por duke qenë se dje nuk u mor asnjë vendim për këtë, kryesia e PD-së do të mblidhet sërish ditën e sotme. Mbledhja do të nisë në orën 18:00
Kolegji i Kryetarëve ka pasur diskutime të ndryshme. Një pjesë kanë kërkuar që të ketë kandidatë të PD-së zyrtare të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj në të gjitha bashkitë.
Por ka pasur edhe propozime për të arritur edhe një marrëveshje me palën tjetër që drejtohet nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Tashmë vula do të vendoset nga Kryesia, ku gjithashtu ka mendime të ndryshme. Një gjë është e sigurt, që cfarë do që të vendoset sërish PD do të dalë e përçarë.