-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PAMJET/ Shenjat e plumbave të kallashit që u zbrazën mbi “Top Channel”

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja nga sulmi me armë në drejtim të godinës së televizionit Top Channel në orët e para të mëngjesit. “5Pyetjet.al” publikon pamjet e shenjave të plumbave mbi fasadën e godinës. Mbi 25 gëzhoja kallashi janë gjetur dhe sekuestruar në vendin e ngjarjes.

Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën roja i objektit Pal Kola 60 vjeç. Ai u godit nga një plumb në teksa ishte duke qëndruar në godinë duke u ngrohur, ku fillimisht u plagos dhe më pas humbi jetën në spital.

Autorët pas ngjarjes janë larguar në drejtim të Golemit përmes autostradës e ku më pas dogjën edhe automjetin që përdorën, tip Range Rover me targa të vjedhura.

Policia në brendësi të automjetit gjeti dy kallashnikovë, të cilët dyshohet se janë përdorur në ngjarje. Policia është në kërkim të autorëve, ndërsa ende nuk dihet motivi që çoi në këtë ngjarje të rëndë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit