Kur kanë kaluar disa orë ende nuk ka asnjë të arrestuar nga policia për sulmin me armë mbi “Top Channel”. Roja Pal Kola 60-vjeç vdiq në vend nga plumbat e kallashit. Por tragjedia mund të ishte edhe më e madhe.
Kjo për faktin se sulmi ndodhi vetëm pak minuta pasi gazetarët ishin larguar nga godina e televizionit. Teksa ktheheshin pa arritur në shtëpi mësuan lajmin që godina u sulmua me armë.
Nuk dihet nëse ishte fat që shpëtuan, apo autorët po prisnin këtë moment që të largoheshin gazetarët për të sulmuar godinën me breshëri kallashi.
I tronditur! Flet fqinji i rojes që e kapi plumbi te “Top Channel”: Ishte hallexhi…