Antonio Konte u largua nga detyra e trajnerit të Totenhemit pas 16 muajsh. Klubi anglez njoftoi në mbrëmjen e së dielës se midis të dyja palëve ishte arritur një marrëveshje për përfundimin e bashkëpunimit.
Marrëdhëniet mes teknikut dhe drejtuesve të “Spërs” ishin majft të tensionuara, pas shpërthimit të italianit ndaj lojtarëve, pasi sfida ndaj Sauthemptonit përfundoi 3-3.
Totenhemi është në vend të katërt në renditjen e Premier Ligës, me 2 pikë më shumë se sa Njukestëllli, që ka dy ndeshje më pak.
“Spërs” u eliminuan në të 16-at e Ligës së Kampioneve nga Milani, si edhe i dhanë fund garës në FA Cup pas përballjes me Sheffield UTd.
Synimi i ekipit anglez është që të firmosë me Julian Nagelsman, i cili u shkarkua pak ditë më parë nga Bajern Mynihu. Por gjermani kërkohet edhe nga Real Madridi pasi e ardhmja e Karlo Ançelotit te “Los Blankos” është e paqartë.
Por të dyja klubet do të duhet që t’i paguajnë bavarezëve kompensim për të firmsour me teknikun gjerman.