Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish sot në protestë, për projektin e rrugës Thumanë – Kashar.
Ata kërkojnë dëmshpërblim sipas vlerës së tregut për pronat e tyre, ndërsa thonë se rruga është bërë pa asnjë konsultim publik me ta.
Projekti në fjalë prek shtëpitë e qindra banorëve të zonës, të cilët shprehen të pakënaqur me atë që i është ofruar për dëmshpërblim, ndaj ata kërcënojnë me bllokim rrugësh në rast se nuk merren parasysh kërkesat e tyre.
Kujtojmë se banorët e kësaj zone kanë dalë vazhdimisht në protestë teksa kundërshtojnë projektin e kësaj rruge.