Edhe 1 muaj e pak ka mbetur nga përfundimi i ‘Big Brother VIP Albania’ e duket se kanë nisur edhe aludimet se kush do fitojë. E gjitha luhet mes Oltës dhe Luizit, mirëpo nga ata që dyshojnë se produksioni do mbajë anën e aktores e se do ta shpallin fituese.
Në kuadër të këtyre fjalëve, ka pasur shumë personazhe që i kanë dalë në mbrojtje Luizit. Një prej tyre është ish-i dashuri i Fjolla Morinës, Fisnik Syla.
Biznesmeni, ka bërë një deklaratë të madhe kur po merrte pyetje nga më të ndryshmet në llogarinë e tij në Instagram. Kur është pyetur për Luizin, Fisniku ka thënë se do i japë atij 100 mijë euro nëse nuk e fiton këtë edicion të dytë të Big Brother VIP Albania.
“Nëse nuk ja japin çmimin e madh, ju betohem unë do i jap 100 mijë euro Luizit. Do e bëj publike”, ka shkruar Syla në Instagram.