Arrestohet nga policia në Tiranë Eduard (Eduart) Haxhiu 54 vjeç. Ai është dënuar me 7 vjet e 4 muaj burgim për trafik klandestinësh drejt Anglisë ose SHBA me viza false kundrejt 10 mijë Eurove.
54-vjeçari është dënuar me 7 vjet e 4 muaj burgim, nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Organizata kriminale” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Gjatë periudhës 2019-2022, ky shtetas ka ndihmuar emigrantë shqiptarë që të kalonin në Angli dhe në Amerikë, me pasaporta të falsifikuara.