Kryeministri Edi Rama nuk pranoi sot që të përgjigjet lidhur me propozimin e Vlora Hysenit në krye të SHISH-it. Gazetarët e pyetën nëse ka marrë informacion se përse Albin Kurti e shkarkoi personin që Edi Rama i beson sekretet e Shqipërisë.
“Nga unë do të dëgjoni; pagat, pagat, pagat dhe transformimin e vendit. Kurse këto thashethemet e katundit tonë politik dhe mediatik, i kemi bërë bashkë për shumë vite, unë nuk kam më as dëshirë dhe as energji dhe as kohë për t’u marrë” tha Rama.
Kreu i qeverisë u pyet edhe për hetimet që ka nisur SPAK për Arben Ahmetajn, por nuk pranoi që të përgjigjej duke thënë vetëm “kjo pjesë e këtyre thashethemeve….” dhe u largua.