Policia e Malësisë së Madhe ka zbuluar një plantacion me 27 sera brenda të cilave ishin kultivuar në kubikë rreth 8 000 fidanë kanabis me qëllim kultivimin e tyre në tokë.
Në pranga në kuadër të operacionit “Krateri” ka përfunduar një 52-vjeçar, Nesti Delaj alias Ernest Veshtaj, i cili dyshohet dhe si organizatori i kësaj veprimtarie kriminale.
Në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi 3 armë gjahu, municion luftarak dhe 5 armë të ftohta që i mbante pa leje.
Gjithashtu bëhet me dije se janë proceduar penalisht, për shpërdorim detyre, 3 punonjës të bashkisë Malësi e Madhe, respektivisht Drejtori i Shërbimit Pyjor, specialisti i Ujësjellësit dhe hidrauliku i Ujësjellësit.