Personi që shihni në foto është Nesti Delaj alias Errnest Veshtaj 52-vjeç i arrestuar si i dyshuar si organizatori i kultivimit të lëndëve narkotike në Malësi të Madhe.
Policia ka zbuluar 27 sera brenda të cilave ishin kultivuar në kubikë rreth 8 000 fidanë kanabis, me qëllim kultivimin e tyre në tokë.
Në banesën e 52-vjeçarit, policia gjeti dhe sekuestroi 3 armë gjahu, municion luftarak dhe 5 armë të ftohta që i mbante pa leje.
Gjithashtu bëhet me dije se janë proceduar penalisht për shpërdorim detyre, 3 punonjës të bashkisë Malësi e Madhe, respektivisht Drejtori i Shërbimit Pyjor, specialisti i Ujësjellësit dhe hidrauliku i Ujësjellësit.