Në shtëpinë e Big Brother, banorët duhet të shkruanin sekretet e tyre dhe ti lexonin përpara të gjithëve e të mundoheshin të gjenin cili sekret i përkiste kujt.
Sekretet ishin nga më të ndryshmet, por ajo që shokoi banorët ishte “Kam tentuar ti jap fund jetës”, sekret i lexuar nga Nita e cila ju desh pak kohë të merrte veten.
Banorët nuk e gjetën dot ndaj edhe Luizi ka rrëfyer se ai sekret i përkiste atij.
Jo vetëm kaq, por këngëtari ka rrëfyer edhe tre të tjera pra në total 4.
1-“Kam tentu me i marr jetën vetes”
2-“Kam flirtuar me mamanë e një shoku”
3-“Jam dashuruar në Big Brother”
4-“Njëra më ka paguar udhëtimin për në Zvicër”