-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Konflikti fatal në Kavajë, dëshmitari: Kishin bërë sherr edhe më parë

Kryesoret

Mbrëmjen e sotme është regjistruar një ngjarje e rëndë ku si pasojë humbën jetën 2 persona të moshë 43-vjecare.

Pas një sherri mes 2 viktimave situata agravoi deri në përdorimin e armëve të ftohta por edhe të armëve të zjarrit.

Situatë e cila u mori jetën të 2 personave, Edmond Gosës dhe Altin Rexhajt.

Nga dëshmitarët e ndodhur në vendin e ngjarjes u mësua se viktimat kishin debatuar edhe më përpara me njëri tjetrin dhe në momentin e përplasjes së përgjakshme njëri prej tyre kishte edhe vajzën e vogël përdore.

Një dëshmitar tregoi se sherri mes tyre kishte nisur më parë për arsye banale.

“Kanë pasur një herë një sherr koti: “Pse hap sytë” dhe nuk kanë arritur me e mbyllë. Ai malësori ishte me fëmijë në dorë. Altini, janë të ardhur ata dhe po bisedonin. Unë ika pa shkuar tek furgoni vetëm kur kërciti. Fëmija ishte i vogël.

Dëgjova krismën, njëri u shtri këtej tjetri andej. Dëgjova 4 të shtëna, mirë që nuk më kapi ndonjë mua. Ai kavajsi kishte thikë. E mbyti me thikë, kurse ai tjetri me pistoletë,e  kishte me vete se kishin bërë debat,” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit